Ndahet nga jeta ish-kryeministri Italian Arnaldo Forlani

Ish-kryeministri Italian Arnaldo Forlani ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e tij në Romë.
Politikani ka mbajtur poste të larta në qeverinë italiane.
Ai ishte një nga protagonistët e fundit të Demokristianëve dhe Republikës së Parë.
Pasi ka qenë bashkëpunëtori kryesor i Amintore Fanfanit për shumë vite në rrymën politike “Nuove Cronache”, ai e braktisi atë në fillim të viteve ’80 dhe u bashkua me Antonio Gava dhe Vincenzo Scotti në “Azione Popolare” (ose “Grande centro”) aktuale, në fund të asaj dekade.
Ai ka qenë kryeministër, ministër i Punëve të Jashtme, Mbrojtjes dhe Pronave Shtetërore.
Ka mbajtur postin sekretar i demokristianëve në katërvjeçarin 1969-1973 dhe më pas në trevjeçarin 1989-1992, thënë ndryshe përgjatë viteve të CAF, akronimi që tregonte trekëndëshin e pushtetit politik të formuar nga Forlani së bashku me Giulio Andreotti dhe Bettino Craxi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




