Ndahet nga jeta Mikhail Gorbaçov, presidenti sovjetik, i cili hoqi “perden e hekurt”

Botë | 4 vite më parë

Ndahet nga jeta Mikhail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, para shpërbërjes së tij. Sipas deklaratave zyrtare, ai ka ndërruar jetë në Moskë në moshën 92-vjeçare. Gorbaçov u bë një lider i njohur botërorë, për shkak të perestrojkës dhe glasnost, reforma që çuan në hapjen e vendit.

Ai vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve. “Mikhail Sergeevich Gorbachev vdiq këtë mbrëmje pas një sëmundjeje të rëndë dhe të zgjatur,” tha Spitali Klinik Qendror. CNN

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme