Ndahet nga jeta regjisori dhe gazetari i njohur, Ilir Buçpapaj

Është ndarë nga jeta në moshën, 69 vjeçare pas një ataku në zemër gazetari dhe regjisori i shquar i RTSH-së, Ilir Buçpapaj.
Ai punoi pa ndërprerë për 37 vite, ku trajtoi me sukses kronikën, lajmin, telereportazhin, portretin dhe gjerësisht dokumentarin televiziv.
Buçpapaj ka realizuar më shumë se 750 dokumentarë televizivë me temë historike kushtuar periudhave kulmore dhe figurave të ndritura të historisë sonë, si dhe 300 telereportazhe.
Ilir Buçpapaj ka marrë shumë çmime dhe vlerësime nga organizatat e gazetarëve në Shqipëri dhe rajon, por edhe institucionet e kulturës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të Zi dhe Dipasporë.
Ai mbante titullin “Qytetar Nderi” nga krahina e Kelmendit, Devollit dhe Tropojës.
Në tre-katër vitet e fundit ka jetuar e punuar bashkë me familjen e tij,në qytetin e Nju Jorkut, ku edhe ndërroi jetë. /rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




