Ndahet nga jeta Zyhdi Pepa, kontribuoi në zhvillimin e politikës dhe arsimit shqiptar

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë i Partisë Socialiste, Zyhdi Pepa, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe kolegët e tij.
Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura dhe ka shërbyer si ministër i Bujqësisë gjatë viteve 1991–1992. Ai ka qenë gjithashtu zëvendëskryeministër në qeveritë e Ylli Bufit dhe Vilson Ahmetit, duke kontribuar në menaxhimin e reformave të para dhe riorganizimin e institucioneve shtetërore pas rënies së regjimit komunist.
Gjatë gjithë karrierës së tij, Pepa njihej si profesor dhe mentor, duke lënë një gjurmë të thellë si në politikë, ashtu edhe në jetën akademike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




