Ndaloi përdorimin e Tik Tok, ByteDance padit shtetin e Montanës: Shkel të drejtën e lirisë së fjalës

TikTok ka paditur shtetin e Montanës në SHBA, pasi bllokoi aplikacionin kinez më popullor të videove të shkurtëra TikTok.
Në padinë e paraqitur në Gjykatën Federale të Qarkut Montana, kompania e TikTok akuzon qeverinë e shtetit për shkeljen e Amendamentit të Parë, i cili përcakton të drejtën e lirisë së shprehjes.
Ndalimi, shkruajnë avokatët e TikTok, “do të mbyllë në mënyrë jokushtetuese hapësirat” të destinuara që njerëzit të jenë në gjendje të shprehen.
Padia vjen pasi javën e kaluar Montana u bë shteti i parë amerikan që miratoi ndalimin e përdorimit të TikTok në pronësi të kompanisë kineze ByteDance.
Në një deklaratë, TikTok tha se ndalimi bie ndesh me të drejtat e lirisë së fjalës në SHBA. Ne po sfidojmë ndalimin antikushtetues të TikTok të Montanës për të mbrojtur biznesin tonë dhe qindra mijëra përdorues të TikTok në Montana,” tha një zëdhënës në një deklaratë. “Ne besojmë se sfida jonë ligjore do të mbizotërojë bazuar në një grup jashtëzakonisht të fortë precedentësh dhe faktesh.”
TikTok është vënë nën shqyrtim nga autoritetet në mbarë botën për shqetësimet se të dhënat mund t’i kalojnë qeverisë kineze. T
TikTok dyshohet se përdor të dhënat e përdoruesve, por kompania gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me qeverinë kineze.
Në Shtetet e Bashkuara ka 150 milionë njerëz që e kanë shkarkuar aplikacionin.
Në shtete të tjera, TikTok është ndaluar nga rregulloret federale dhe qeveritare, dhe e njëjta gjë ka ndodhur në Australi, Kanada, Zelandën e Re dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Gazetar: Artur Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



