Ndarja e papritur nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë e nderon me një minutë heshtje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë papritur pak ditë më parë në moshën 44-vjeçare, është nderuar me një minutë heshtje nga Komiteti Ekzekutiv i Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë, me kërkesën e Presidentit, Stephen Harper.
Nderimet për ish-deputetin demokrat u bënë në takimin e rradhës të këtij Forumi më datë 23 shtator. Në takim, Partia Demokratike përfaqësohej nga deputetja dhe Kryetarja e LDG, Albana Vokshi.
Pjesë e takimit ishte edhe miratimi i aplikimeve për anëtarësim të dy partive italiane, “Fratelli d’Italia” dhe “Forza Italia”.
Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë është e vetmja organizatë ndërkombëtare me parti anëtare nga të gjithë kontinentet. Shumë nga anëtarët e saj vijnë nga demokracitë e sapokrijuara gjatë viteve ’90.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




