Ndërmarrja e UKGJ ndërhynë për eleminimin e rrjedhjeve të ujit në lagjet e sipërme

Sociale | 6 vite më parë

Ndërmarrja e  ujësjellës –kanalizimeve në Gjirokastër gjatë  këtyre ditëve me temperatura të ulta ,ka ndërhyrë në lagjet e sipërme të qytetit .Po punohet për eleminimin e rrjedhjeve të ujit në rrjetin shpëndarës ,pasi ngricat e ditëve të fundit kanë krijuar probleme, kjo edhe për shkak të amortizimit të rrjetit.

Drejtori i kësaj ndërmarrjeje thotë se : “ngricat e ditëve të fundit na kanë sjelle disa problematika në lagjet e sipërme të qytetit . Kryesisht në lagjet Partizani ,Manaj ,Palorto etj… Janë shfaqur shumë problematika për shkak të rrjedhjeve të ujrave në rrugë .Kjo edhe për shkak të rrjetit të amortizuar, por edhe se banorët tregohen të pakujdesshëm duke lënë çezmat hapur. Megjithatë ne jemi në terren , po punojmë që të shmangim problematikat” .

Përfaqësuesit e ndërmarrjes së ujësjellës –kanalizimeve në Gjirokastër apelojnë për banorët , që të mos lënë çezmat hapur pa qënë e nevojshme. Në këtë mënyrë do të shmangen ngricat nëpër rrugë , për aq kohë sa temperaturat do të jenë të ulta .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme