Ndërron jetë balerina e njohur Hueyda El Sayed

Bota e spektaklit ka marrë të martën një lajm të rëndë. Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare balerina e njohur, Hueyda El Sayed. Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. El Sayed mbylli përgjithmonë sytë mëngjesin e së martës në një spital në Lukskemburg. Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ka qenë nga Sudani. Në fillim të viteve ’90 ajo ishte ndër të parat që ju bashkua botës së spektaklit që lindi në Shqipëri. Veçse balerinë, Hueyda El Sayed njihej edhe si këngëtare e piktore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




