Ndërron jetë i mbijetuari i bombës së parë atomike

Botë | 5 vite më parë

Sunao Tsuboi, i mbijetuari i bombës së parë atomike, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Kur ishte 20 vjeç, Tsuboi po shkonte në shkollë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan bombën në Hiroshima, në 6 gusht 1945, duke pësuar djegie në të gjithë trupin.

“Mbaj mend që pas shpërthimi, kam vrapuar për 3 orë, derisa nuk kisha më fuqi. Në një gur, shkrova “Tsuboi vdiq këtu”. Por, disa javë më vonë, u zgjova”, tregonte japonezi për Associated Press.

Nga bomba atomike në Hiroshima, vdiqën rreth 140 000 persona./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme