Ndërtimet e legalizuara, qeveria kompensim financiar për ish- pronarët

Ekonomi | 3 vite më parë

Qeveria miratoi të mërkurën kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Fier, Tiranë Rurale 2, Tiranë Rurale 1, Elbasan, Zonat e Stimuluara, Krujë, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Lezhë dhe Durrës.

Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 357 679 111,64 lekë, për sipërfaqen 40 540,6 m². Shuma e kompensimit financiar do të vihet në dispozicion të ish- pronarëve nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

“Të ardhurat, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve. Sipas këtij vendimi, drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Fier, Tiranë Rurale 2, Tiranë Rurale 1, Elbasan, Zonat e Stimuluara, Krujë, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Lezhë dhe Durrës do të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.”, thuhet në vendim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme