Ndërtimi i tunelit lidhës mes Shqipërisë dhe  Maqedonisë së Veriut

Rajon | 3 vite më parë

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi u takua të mërkurën me drejtorin e Ndërmarrjeve Publike për Rrugë Shtetërore, në Maqedoninë e Veriut, Ejup Rrustemi.

Dy autoritetet diskutuan për fillimin e procedurave dhe implementimin e tunelit të përbashkët, i cili do të bëjë lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut.

“Ky projekt do të sjellë lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, shërbimeve dhe mallrave duke i dhënë zhvillim thelbësor ekonomisë së të dyja vendeve”, bëri të ditur kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.

Ky projekt do të finalizohet me një dalje të re në Maqedoninë e Veriut, përmes një tuneli me gjatësi afërsisht 5.8 km.

Korridori 8 është një nga projektet bërthamë të infrastrukturës, i cili ndërlidhet me tre rrjete të tjera të rëndësishme rrugore si dhe me Korridoret 4, 9 dhe Rrjetin Transeuropian.

Përfundimi i kësaj vepre do të shkurtojë gjithashtu distancën mes Tiranës dhe Tetovës në më pak se dy orë.

Korridori 8, një nyje rrugore dhe hekurudhore që nis në Brindisi në Itali, kalon nëpërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe përfundon në portet e Bullgarisë, që nga 1 dhjetor 2022 është pjesë e rrjetit strategjik të transportit Europian (TEN-T).

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme