Ndihma e SHBA ndaj Ukrainës, reagon ambasadori rus: Rrisin rrezikun për përplasje ushtarake mes Rusisë dhe Perëndimit

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anatoli Antonov, ka reaguar pas vendimit të SHBA për ndihma shtesë ushtarake ndaj Ukrainës, të cilat i sheh si kërcënim për interesat e Moskës dhe sipas tij rrisin rrezikun për përplasje ushtarake mes Rusisë dhe Perëndimit.
“Ne e perceptojmë këtë si një kërcënim të menjëhershëm për interesat strategjike të vendit tonë. Furnizimi me produkte ushtarake nga SHBA dhe aleatët e saj jo vetëm që sjell gjakderdhje të zgjatur dhe viktima të reja, por gjithashtu rrit rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake midis Rusisë dhe vendeve perëndimore” tha Antonov në aplikacionin e mesazheve Telegram. Deklarata e tij erdhi pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një paketë të re ndihme për Ukrainën prej 1.1 miliardë dollarësh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




