Ndihmoi autorin e vrasjes së turistit në Ksamil për t’u arratisur, arrestohet polici

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Ksamilin në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një turist u qëllua për vdekje me thikë nga 29-vjeçari Sokrat V. Një efektiv është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u arratisur pas ngjarjes.
Ndërkohë pak më parë, policia e Gjirokastrës bëri të mundur dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, teksa fshihej në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.
Sokrat V. ishte pjesë e stafit të lokalit ku ndodhi ngjarja. Mësohet se edhe në momentin e largimit nga zona ai kishte ende të veshur uniformën e punës. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 05:15, kur shtetasi portugez L.V. (fillimisht u raportua se ishte francez) u gjet pa shenja jete në shezlongët e plazhit, përpara një lokali në zonën turistike të Ksamilit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 20-vjeçari është goditur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi i krimit.
29-vjeçari nuk është i panjohur për autoritetet, pasi rezulton se është arrestuar dhe dënuar në vitin 2024 në Angli për trafik narkotikësh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





