Ndryshimet Kushtetuese, Soreca: Kjo është demokracia!

Politikë | 5 vite më parë

Ambassadori i BE në Tiranë Luiggi Soreka është shprehur sot se edhe pse nuk e ka lexuar ende propozimin e opozitës për Vettingut të politikanëve, hartën territoriale dhe Kodin Zgjedhor, është i kënaqur që ky zhvillim parashikon demokraci në parlament. Ambasadori Soreca i bëri deklarimet i pyetur nga gazetarët në Korçë.
Në bisedë me gazetarët mbi gjetjet e Raportit 2021 të Komisionit europian për Shqipërinë dhe porjektet e mundshme ndërkufitare Shqipëri Maqedoni e Veriut, ambasadori i BE-së Luixhi Soreca është shprehur optimist për funksionimin e demokracisë pas zgjedhjeve të prillit, përsa kohë opozita po përdor funksionet e mjetet parlamentare për politikën e saj.”Ne ende nuk e kemi lexuar propozimin e opozitës, është dorëzuar në kuvend nga PD por siç e thashë dhe dje, kjo është demokracia. Tashmë opozita është kthyer në parlament, do diskutohet midis mazhorances dhe opozitës” tha Soreca.
Ambasadori i BE-së është treguar institucional edhe përgjigjet për pyetjet e gazetarëve mbi zhvillimet politike me gjasa, apo meidan e lirë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme