Ndryshon ligji për rezervën e sigurisë energjetike, çfarë do të merret në konsideratë

Ekonomi | 4 vite më parë

Situata energjitike e krijuar nga lufta në Ukrainë, por jo vetëm, e kanë detyruar qeverinë shqiptare të ndërmarrë një nismë ligjore për të ndryshuar ligjin për rezervat strategjike. Ligji i vjetër për rezervën strategjikë të hidrokarbureve,  nuk i përgjigjej situatës në vijim, por gjithashtu kishte krijuar problem edhe në zbatimin e ligjshmërisë së tij. Çfarë do të ndryshojë?

Sipas funksionarit të lartë të ministrisë së Energjitikës rezerva e sigurisë do të përdoret vetëm kur mungon nafta në treg dhe ndryshimet ligjore do të ndihmojnë të shmanget dukuria evazive e ligjit ekzistues sa i përket sigurimit të produktit në treg, edhe pse nuk është vërejtuar asnjëherë një fenomen i mungesës në treg të naftës dhe nënprodukteve.

A do të përdoret rezerva strategjike e sigurisë për të rregulluar çmimet në tregun e hidrokarbureve?

Në Shqipëri është vërejtur ndryshimi në rritje i çmimit të produkteve të naftës sa herë ka ndryshime të tilla në bursën ndërkombëtare, ndërsa raportohet se ndryshimi në ulje i bursës nuk pasqyrohet realisht në tregun e shitjes me pakicë. Ndryshimi i ligjit të mësipërm synon rregullimin e këtij tregu, në mungesë edhe të një enti rregullator për këtë sektor.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme