Në Austri rikthehet Sprinti

Pas Imolas, të shtunën i takon pistës në Spielberg, të presë Sprintin. Ky do të jetë i dyti sipas renditjes në kalendarin e Botërorit 2022 të Formula 1. Pas eksperimenteve të vitit të kaluar, formati i Sprintit ka ndryshuar. Fillimisht është ndryshuar emërtimi, nga Kualifikueset Sprint, në vetëm Sprint. Nuk ka ndryshuar vetëm gjatësia prej 100 km e ndalimi në bokse nuk është i detyrueshëm, gjithashtu do të jepen pikë për renditjen botërore, për pilotët e renditur në 8 vendet e para.
Mbi të gjitha, ajo do të përcaktojë rendin e nisjes së garës së të dielës. Ndërsa polepozition i arritur të premten, do t’i përkasë si statistikë pilotit, në historinë e botërorëve. Prova e fundit e Sprintit prej 100 km në këtë kampionat botëror të Formula 1, do të bëhet në Interlagos, Çmimin e madh të Brazilit. Qualifikueset e Çmimit të Madh të red Bull Ring zhvillohen të premten në orën 17.00. Sprinti të shtunën në orën 16.30 dhe gara të dielën në orën 15.00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




