Në Drenicën e Jasharëve, të rinjtë ndiejnë përgjegjësinë e historisë

Sociale | 3 vite më parë

Shkolla e mesme në Skëndaraj u themelua ne vitin 1950  por emrin që e mban me krenari Hamza Jashari e mori pas luftës në Kosovë. Nxënësit e kësaj  shkollë ndjejnë përgjegjësin e emrit që mbart shkolla të cilët përpiqen maksimalisht që me arritje  dhe suksesin e tyre ta  mbajnë lart figurën e Hamza Jashari dhe familjes së tij.

Drejtoresha e shkollës Hamza Jashari, Griseda  Shala është nga fieri por e martuar në Skënderaj. Ajo thotë se peshën e këtij institucioni për shkak të emrit Hamza Jashari e ndjenë njëjtë si nxënësit, stafi i mësuesve dhe banorët e Skënderaj.

“Fëmijët e Skënderajt rriten që në vegjëli me këto figura, me historinë e Kosovës. Ata janë të ndërgjegjshëm për peshën e madhe që kanë”, thotë drejtoresha e shkollës Griselda Shala.

Ndërsa mësuesi Basri Jasahari vlerëson dhe tregon emocion edhe për median publike, mikrofonin e RTSH-së.

Në shkollën Hamza Jashari aktualisht numërohen rreth 600 nxënës ndërsa aktivitetit për festat e nëntorit kanë qenë të shumta kur pritet të kulmojnë në datat 28 dhe 29 nëntor. 28 nëntori përkon edhe datën e lindjes së legjendarit Adem Jashari.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme