‘Ne fituam atëherë dhe do të fitojmë tani’ – Zelensky në mesazhin e tij në Ditës së Fitores

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lëshuar një video-mesazh duke përkujtuar fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe duke thënë se vendi i tij do ta fitojë luftën me Rusinë.

Zelensky tha gjithashtu se Ukraina nuk do t’i japë Rusisë “asnjë pjesë të tokës sonë”.

“Ne po luftojmë për një fitore të re. Rruga drejt saj është e vështirë, por nuk kemi dyshim se do të fitojmë,” thotë ai.

Rusia po shënon gjithashtu sot përvjetorin me paradat e saj vjetore të Ditës së Fitores në të gjithë vendin, të cilat festojnë fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme