Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Durrës 41-vjeçari

Aktualitet | 2 vite më parë

Një person është arrestuar në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Në pranga përfundoi 41-vjeçari E.L., i cili u arrestua gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 18”.

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, 41-vjeçari u kap në Manzë të Durrësit për llogari të Italisë.

Më 29 shtator të këtij viti gjykata e Breshias ka lëshuar vendim “urdhër arresti ndërkombëtar” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. 

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme