Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet në Belsh 38-vjeçari

Ka marrë fund arratia e 38-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Elbasanit ka bërë me dije se 38-vjeçari është kapur në Belsh me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Kjo pasi Gjykata e Firences e ka akuzuar 38-vjeçari për trafik të lëndëve narkotike.
“Falë informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me Interpol Tiranën, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: O. B., 38 vjeç, banues në Belsh.
Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për vijimin e procedurave të ekstradimit. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane, për ekstradimin e 38-vjeçarit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




