Në kërkim nga SPAK, arrestohet 51-vjeçari në Elbasan. Korruptoi dy punonjës të IMT për të ndërtuar pa leje

Një person është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion për shkak të detyrës.
Në pranga përfundoi 51-vjeçari G.B., në Elbasan, pasi akuzohet se në prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan duke u dhënë ryshfet që të mund të ndërtonte një objekt pa leje.
51-vjeçari u zbulua gjatë aksionit “Deceit “, ku pas marrjes së informacioneve për vendndodhjen e tij, u vu në pranga nga reparti i “Shqiponjave” në Elbasan.
Më 29 gusht 2024, SPAK ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




