Në kërkim nga SPAK, arrestohet në Itali 35-vjeçari

Një person i akuzuar nga SPAK për pastrim të produkteve të veprave penale është arrestuar në Itali me qëllimin ekstradimin e tij në vendin tonë. Në pranga përfundoi 35-vjeçari K.M., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.
Më datë 29.07.2024, GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të kryer ekstradimin e shtetasit K. M., në Shqipëri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




