Në luftë për mbijetesë, një grup ministrash i kërkojnë dorëheqjen Johnsonit

Botë | 4 vite më parë

Një pjesë e ministrave të Britanisë së Madhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson pas skandalit me deputetin Chris Pincher, i cili akuzohet për ngacmim seksuale të dy kolegëve të tij gjatë një feste.

Të paktën 36 zyrtarë të lartë dhe ministra janë larguar nga qeveria gjatë 24 orëve të fundit që kur Ministri i Financave Rishi Sunak dhe ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid njoftuan dorëheqjen.

Deputetët janë të zemëruar me mënyrën e trajtimit nga ana e Johnson për sjelljen e pahijshme të deputetit Chris Pincher

Johnson po përballet me krizën më serioze të lidershipit të qeverisjes së tij deri më tani. Pavarësisht nga revolta dhe rritja e zemërimit mes anëtarëve të qeverisë së tij, Johnson këmbëngul se nuk sheh arsye për të thirrur zgjedhje të parakohshme.

Besnikët e tij mbeten të vendosur që kryeministri të përmbush mandatin e dhënë Partisë Konservatore në vitin 2019.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme