Në mesjavë rikthehet Kategoria e Parë, 2 sfidat që transmetohen

Nuk ka pushim për skuadrat e Kategorisë së Parë, që në mesjavë do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e javës së 10-të të kampionatit.
5 ndeshje të javës së 10-të do të luhen të mërkurën në orën 14:00, ndërsa takimi Flamurtari-Lushnja do të zhvillohet të enjten në po të njëjtën orë.
Kukësi-Besa është sfida që do të transmetohet të mërkurën në RTSH 2, ndërsa të enjten në ekran do të vijë ndeshja Flamurtari-Lushnja.
Vora-Burreli, Valbona-Kastrioti, Korabi-Pogradeci dhe Apolonia-Erzeni janë ndeshjet e tjera të javës së 10-të të Kategorisë së Parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




