Në pediatrinë e Tiranës realizohet ndërhyrja e rrallë në botë dhe shpëtohet 9-vjeçari

Sociale | 4 vite më parë

Stafi mjekësor i Kirurgjisë Infantile në Pediatrinë e Tiranës ka realizuar me sukses një ndërhyrje tepër e rrallë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, pas së cilës i shpëtuan jetën një fëmije 9-vjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me falenderimin për stafin mjekësor. 

“Pasi vuante nga vështirësi në frymëmarrje, zbulohet në shërbimin e Pneumologjisë dhe të Radiologjisë se kishte një masë tumorale në trakenë e qafës, e cila pengonte kalimin dhe nxjerrjen e ajrit. Operacioni u krye me sukses, duke rezekuar pjesën e trakesë së prekur nga masa dhe u realizua rikonstruksioni i saj. Pas periudhës post-operatore në Reanimacionin e Pediatrisë, Rafaeli është kthyer shëndosh e mirë në shtëpi! “, shprehet ministrja.

Mjeku Dritan Alushani tha, se ekipi i pneumologjisë dha kontributin fillestar në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientit.

Sëmundje e konstatuar, tumori i trakesë, është mjaftë e rrallë. Sot në botë numërohen 10 raste. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme