Në Tiranë nis “Open Ballkan”

Politikë | 5 vite më parë

Në Tiranë nis të martën aktiviteti në kuadër të nismës “Open Balkan”, ku takohen kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri në largim i Maqedonisë së veriut Zoran Zaev.  
Axhenda nis në orën 9:00 me pritjen e delegacioneve dhe përfundon në orën 13:00 me konferencën e përbashkët.

Në takim do të diskutohen e miratohen pesë marrëveshje:

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunimin Rajonal.

Ajo që bie në sy është prezenca në këtë samit e Jim O’Brien, kreut të Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, i cili është në rang ambasadori, njëkohësisht edhe përfaqësues i Këshillit Atlantik. O’Brien merr pjesë në takimin e “Open Balkan” në Tiranë në një kohë kur ish-Kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa nuk ka kursyer akuzat ndaj Sekretarit Blinken si të ndikuar nga Xhorxh Soros për këtë vendim.

Zyra që drejton Jim O’Brien është pikërisht ajo që propozon sanksione ekonomike dhe financiare ndaj personave të shpallur “non grata”.  Në urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden kërkohet bllokimi i pronës dhe pezullimi i hyrjes në SHBA të personave të caktuar, që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Biden deklaron se persona të tillë përbëjnë një kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara

AXHENDA

09:00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave
(mundësi foto)
09:05 – Takimi i 3 drejtuesve (në Pallatin e Brigadave)
Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç
dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
09:30 – Seancë
I PARI QË MERR FJALËN:
Kryeministri Edi Rama
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
Drejtori i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë,
Marko Cadez
Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
Ines Muçostepa, Antoni Peshev,
10:30 – Pushim
10:45 – Diskutimi i liderëve mbi axhendën e ardhshme për
Ballkanin e Hapur
12:00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal
PANELI:
Edi Rama
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç
Branislav Nedimoviç
Siniša Mali
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave,
Trajan Dimkovski
Ines Muçostepa
NË SEANCË MARRIN PJESË EDHE:
Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit
13:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve
të iniciativës ballkanike të hapur


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme