Nedved, vajza çmend rrjetet sociale me postimin e fundit

Babai i saj kishte një “bukuri” dhe një stil të pazakontë në fushën e lojës. Ajo, Ivana, ka sigurisht cilësi të tjera.
Po flasim për Ivana Nedved, vajza e të famshmit Pavel, zëvendëspresidenti aktual i Juventus-it. Një nga postimet e fundit të bëra nga ajo në Instagram ka çmendur tifozët bardhezinj.
“Domethënë, erdhi vera?”, ka shkruar ajo.
Kanë qenë të shumta komplimentet dhe komentet që ka marrë. Ka patur edhe nga ata që kanë kërkuar t;i bashkohen në pishinë ku ajo po shijon këto ditë lirie dhe relaksi.
Vetëm pak ditë më parë, vajza e ish-futbollistit ka thënë se priste me padurim që të kthehej në stadium për të parë ndeshjes. Tani, për shkak se publiku nuk do të mund të shkojë në stadium, jemi të sigurt se ajo do t’i mahnisë të gjithë me shkrepje të tjera si kjo…
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




