Negociatat me talebanët, Erdogan i kërkon Evropës të “marrë përgjegjësi” për emigrantët afganë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje udhëheqësve të Evropës të marrin përgjegjësi për eksodin që po prodhon kriza në Afganistan, pasi talebanët moren kontrollin e shtetit.
“Turqia nuk ka ndërmend të bëhet “njësia e magazinimit të emigrantëve në Evropë”, përballë kaosit të vazhdueshëm“, tha ai, sipas Reuters.
Që nga marrja e vendit nën kontroll nga talebanët, dhjetëra mijëra afganë janë përpjekur të evakuohen, ku shumë kanë kaluar në Turqi.
Turqia është shtëpia e rreth 4 milionë refugjatëve, shumica prej tyre, sirianë që ikën nga lufta civile e vendit të tyre. OKB vlerëson se Turqia aktualisht strehon më shumë refugjatë nga çdo vend në botë.
Aktualisht, diku midis 500 deri 2000 afganë vlerësohet të mbërrijnë në Turqi çdo ditë. Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdogan tha gjithashtu se Turqia mund të përfshihet në diskutime me një qeveri të udhëhequr nga talebanët në Afganistan lidhur me “axhendat e tyre të përbashkëta”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




