Negociatat Putin-Erdogan, shpresa e vetme për të zgjidhur marrëveshjen e grurit

Botë | 3 vite më parë

Bisedimet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të Turqisë Reçep Tajip Erdogan shihet si shpresa e vetme për të zgjatur marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi që do të përfundojë javën e ardhshme.

Marrëveshja e Detit të Zi, e ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik 2022, synonte të parandalonte një krizë globale ushqimore duke lejuar që gruri ukrainas i bllokuar nga pushtimi rus të eksportohej në mënyrë të sigurt nga portet e Detit të Zi.

Duke cituar një burim të paidentifikuar të njohur me negociatat,  agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA, raporton se nuk ka optimizëm për zgjatjen e marrëveshjes – një pozicion që Moska e ka përsëritur shpesh javët e fundit, transmeton Al Jazeera.

“Praktika jonë tregon se janë negociatat midis dy liderëve që janë në gjendje të ndryshojnë situatën, periudha e vështirë aktuale nuk bën përjashtim. Sot, kjo mbetet shpresa e vetme”, citon RIA të ketë thënë burimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme