Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës: Ulëm borxhin me 26 mln lekë, rritëm mbledhjen e taksave

Politikë | 2 vite më parë

Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, Baki Dervishi i ftuar në studion e RTSH 24, deklaroi se përgjatë një viti është bërë e mundur ulja e borxhit me 26 milionë lekë.

Dervishi tha se nga 820 milionë lekë borxhi, ka shkuar në 794 milionë lekë. Sipas tij, shkak i këtij borxhi është mosmenaxhimi i të ardhurave nga bashkitë paraardhëse.

“Ne kemi rreth një vit që drejtojmë Bashkinë e Kavajës dhe  një borxh i tillë normalisht nuk mund të krijohet brenda një viti. Ne e kemi gjetur këtë borxh nga paraardhësit tanë. E kemi përmirësuar, sepse në vitin 2022 ky borxh ishte 820 mln lekë, ndërkohë që ne e kemi ulur në rreth 26 mln lekë dhe ky borxh ka shkuar në shifrën e 794 mln lekë. Nga bashkitë paraardhëse nuk ka pasur menaxhim të mirë sa I përket të ardhurave. Jemi munduar të krijojmë një lloj balance që dhe borxhi të mos rritet, por edhe investimet të mos lihen pa u zhvilluar”, tha Dervishi.

Ky i fundit ka deklaruar se ulja e borxhi ka ardhur falë balancës së krijuar, me rritjen e mbledhjes së taksave dhe uljes së investimeve.

“Jemi munduar të krijojmë një lloj balance. Kemi rritur mbledhjen e taksave, që më parë bëhej në mënyrë selektive, funksiononte në formë qokash se I përdornin për fushata zgjedhore.

Ne s’bëjmë diferencime.

Jemi mundur të ulim pak investimet që qytetarët të mos e kenë këtë lloj barre për borxhin e bashkisë që rritej dita-ditës”, u shpreh Dervishi.

Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës u ndal më tej edhe te investimet që janë bërë në infrastrukturë, ndërsa shprehu rezerva për mungesën e bashkëpunimit nga Ujësjellës-Kanalizimet.

“Qytetarët shohin thjesht investimet, por harrojnë që borxhi shtohet he me shtimin e borxhit ndoshta mund të merrej në menaxhim edhe Bashkia e Kavajës sikurse është marrë Ujësjellës-Kanalizime, që ka sjellë ngërç në qytetin e Kavajës.

Kemi shtruar rreth 7 rrugë në qytetin e Kavajës, kemi dashur të bashkëpunojmë me Ujësjellësin e Kavajës por ka qenë përherë pa fonde.

Nëse do ishte në menaxhimin e Bashkisë së Kavajës do ishte më e menaxhueshme, por është në menaxhim nga Ministria e Transporteve”, theksoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme