Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, jep dorëheqje nga të gjitha funksionet

Humbja e PD në zgjedhjet e pjesshme vendore, duket sa ka sjellë edhe dorëheqjet e para. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, mësohet ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike.
“Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëj një hap pas Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ne po rrezikojmë të shuhemi. Unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime. Ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje, për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë. Gara nxjerr lider. Rroftë PD”, shkruan Gjekmarkaj në rrjetet sociale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




