Nesër protesta e PD-së në Tiranë, blindohet Kryeministria

Më 7 korrik në orën 19.00 do të mbahet protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë. PD ka kërkuar leje në polici për zhvillimin e protestës për 2 orë deri në orën 21.00.
Për mbarëvajtjen e protestës mbi 1200 efektivë policie do të jenë në terren, ndërsa ka nisur edhe blindimi institucionit të Kryeministrisë për të paraprirë çdo të papritur nga protesta e 7 korrikut.
Protesta e cilësuar nga PD si tubimi i “Frontit të Shpëtimit Kombëtar” është paralajmëruar që do të jetë paqësore, ku do të protestohet kundër shpopullimit, çmimeve të larta dhe ekonomisë në rënie.
Kjo protestë do të vlejë edhe si një testim për Sali Berishën për të parë se çfarë mbështesje qytetare gëzon, tani që ai është rizgjedhur si kryetar i PD nga procesi i zhvilluar nga Komisioni I Rithemelimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




