Nesturi: Opozita e shkalafitur. S’është gati për zgjedhje të parakohshme

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Plator Nesturi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH 1 se në kushtet ku ndodhet vendi, ka shumë gjasa për zgjedhje të parakohshme por sipas tij opozita nuk është e përgatitur për një skenar të tillë.

Sipas Nesturit, opozita sot gjendet në një krizë të brendshme dhe e përçarë gjë e cila ia lehtëson punën mazhorancës.

“Realisht po ta shohësh në aspektin pragmatist të paktën në kushtet në të cilat ndodhet vendi mund të bëheshin zgjedhjet e parakohshme. Ka shumë argumente për ta bërë këtë gjë.

E para një herë pragmatist për faktin se çdo opozitë që humb zgjedhjet bëhet gati për zgjedhjet e tjera, ndërkohë që kjo opozitë nuk është gati por është strapacuar mes vetes dhe ka një betejë të brendshme që ia lehtëson punën gjithkujt. A ka mundësi për ta bërë këtë gjë? A ka kauze për ta bërë këtë gjë? Vetë mosfunksionimi i Parlamentit, kjo është rruga më e mirë për ta bërë këtë gjë dhe është mënyra më e mirë për ta futur atë Parlament në hullinë legale”, u shpreh Nesturi.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme