Nesturi: Rithemelimi zyrtarizoi njohjen e grupit parlamentar

Analisti Plator Nesturi i ftuar në studion e emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH 1 deklaroi se është hera e parë që grupi i Rithemelimit merr një fitore siç është njohja e grupit parlamentar.
Nesturi theksoi gjithashtu se kjo ka të bëjë me strukturat e brendshme dhe jo vetëm për faktin që Bardhi është kryetar i grupit por edhe për heqjen e përfaqësuesve brenda grupit.
“Lajmi për mua sot ishte që për herë të parë rithemelimi kapi një fitore goxha të madhe që është njohja e grupit të vet parlamentar. E parë në këtë bazë ku tashmë zyrtarizohet një kërkesë që është bërë prej Bardhit prej muajsh, po ta maresh në këtë kuadër kjo duhet të ishte një festë fitore . Ka të bëjë me strukturat e brendshme përfaqësimit grupit parlamentar, jo vetëm faktit që Bardhi është kryetar i grupit parlamentar, ka qenë edhe më parë edhe në kushtet e reja por dhe heqjen e atyre përfaqësuesve të Shqipërisë të cilët ishin brenda grupit”, u shpreh Nesturi.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




