Nesturi: Vota e diasporës do të tregojë se cila forcë bën Shqipërinë më të mirë

Plator Nesturi, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, komentoi situatën politike në Shqipëri, duke theksuar se e veçanta e këtyre zgjedhjeve parlamentare në vitin 2025-ën, do të jetë vota e diasporës.
Kemi të bëjmë me një votë krejtësisht ndryshe, tha ai, duke shtuar se, “vota që është në Shqipëri tenton të ruaj pushtetin që ka dhe është një votë që i përket një grupi të caktuar personal ndërsa vota e emigrantëve ka një tjetër fokus.
Sipas tij, këtë herë kemi të bëjmë më një votë që që shikon se cila forcë politike do ta bëjë punë më të mira për Shqipërinë.
“Kjo lloji vote realisht do të shikoi dhe perspektivën e diasporës lidhur me të ardhmen e vendit. Kjo votë sheh shumë problematika edhe tek pushteti që është zgjatur shumë në kohë por sheh problematika dhe të një opozitë që është shumë e vjetër. Ndoshta ajo është një votë që mendon se kjo mazhorancë duhet të largohet pas 12 vitesh por kush do vij?! Përgjithësisht edhe diaspora është fokusuar në dy partitë e mëdha por unë personalisht shoh që është hedhur vështrimi dhe tek subjektet e reja politike. Këtë herë kemi të bëjmë më një votë që që shikon se cila forcë politike do ta bëjë punë më të mira për Shqipërinë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




