Neville zbulon: Nëse do të largohesha nga United, do shkoja te

Angli | 2 vite më parë

Një zbulim sensacional nga Gary Neville, një shtyllë e Manchester United që dominoi në nivel kombëtar dhe në Evropë në vitet ’90 dhe në dekadën e parë të viteve 2000. Ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq, në podkastin e The Overlap, u pyet nga Jamie Carragher në lidhje me ekipin që do të donte të luante nëse do t’i duhej të largohej nga United.

Neville, duke i habitur dëgjuesit e ndoshta dhe vetë Carragher, u përgjigj: “Unë do të thosha Arsenal. Ata ishin klubi për të cilin në përgjithësi kisha respekt të madh, është një klub me traditë të vërtetë”. Një përgjigje që nuk është e qartë, duke pasur parasysh se topçinjtë e Ëengerit ishin shpesh konkurrentët kryesorë të Manchester Unitedit të Fergusonit dhe në disa rrethana i mundën edhe në garën për titull.

Mbrojtësi i lindur në vitin 1975 luajti në skuadrën e kuqe të Mançesterit nga viti 1992 deri në vitin 2011, duke bërë 602 paraqitje dhe 7 gola. Trofetë e fituar: 12 kampionate, 4 Kupa FA, 3 Kupa të Ligës, 8 Community Shields, 2 Liga të Kampionëve, 1 Kupë Ndërkontinentale dhe 1 Kupa e Botës për Klube. Një nga lojtarët më të mirë të epokës së tij, i cili, vite pas daljes në pension vjen me një deklaratë që sigurisht nuk do të lërë indiferentë si tifozët e United dhe Arsenal.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme