Newcastle, Isak në fokusin e hajdutëve: bastisje në vilën 100

Një mbrëmje për t’u harruar për Isak. Sulmuesi i Newcastle ishte në shënjestër të hajdutëve që hynë në rezidencën e tij prej 100 milionë stërlinash. Episodi ndodhi ditët e fundit, ku kriminelët arritën të merrnin në pronësi një makinë të cilën më pas e braktisën tre milje larg Dinngton. Si Isak ashtu edhe Newcastle nuk kanë komentuar këtë çështje, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Alarmi është shkaktuar nga aplikacionet e sigurisë të instaluara në telefonat inteligjentë, duke qenë se familja nuk ndodhej në shtëpi. Madje, bashkëshortja e Isak, Thais, ka parë përmes kamerave hajdutët që gërmonin nëpër sirtarë duke kërkuar sende me vlerë. Nuk është hera e parë që një futbollist i Premier League vihet në shënjestër të hajdutëve: viktimat e fundit ishin Grealish dhe Stearling.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




