Neymar i jep lamtumirën Brazilit: Koha ime me kombëtaren ka përfunduar!

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Kampioni brazilian thotë “mjaft”. Tërhiqet nga Seleçao, ndeshja e fundit ishte ajo ndaj Norvegjisë në Botëror, në moshën 34-vjeçare.

Neymar dhe Brazili, një histori që dukej se kishte mbërritur në fundin e saj. Numri 10 i Santos ka lënë të kuptohet se nuk ka në plan të veshë përsëri fanellën e Seleçaos, duke u dhënë fund zërave në lidhje me një pjesëmarrje të mundshme në Botërorin 2030.

Për të qartësuar të ardhmen ka menduar vetë Neymar, pas fitores 4-2 të Santos kundër UCV. Pak fjalë, por të mjaftueshme për të kuptuar se çfarë mendimesh ka sulmuesi: “Koha ime me kombëtaren ka përfunduar”.

Deklarata e Neymar vjen pas fjalëve të Lucas Moura. Lojtari i Sao Paulo, në një intervistë për “Esporte Record”, kishte shprehur dëshirën për ta parë sulmuesin sërish protagonist me Brazilin në Botërorin 2030. Kjo hipotezë ka rënë poshtë pas qëndrimit të lojtarit të Santos: “Kam bërë histori, kam derdhur gjak dhe kam dhënë gjithçka për atë fanellë. Kam luftuar, por tani nuk dua më të vazhdoj”.

Me 80 gola të shënuar në 130 ndeshje zyrtare, Neymar është aktualisht shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren braziliane dhe i dyti për ndeshjet e luajtura (pas Cafu me 142). Qëndrimi i fundit ka shijen e lamtumirës përfundimtare.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme