Neymar në gjyq në Barcelonë, kërkohet 5 vjet burg

Spanjë | 4 vite më parë

Neymar do të jetë në gjyq në Barcelonë javën e ardhshme: braziliani përballet me pesë vjet burg për akuzat për mashtrim dhe korrupsion. Faktet datojnë që nga viti 2013, kur sulmuesi u transferua nga Santos te blaugrana: DIS, një kompani investuese braziliane që në atë kohë mbante 40% të të drejtave të lojtarit, pretendon se shifrat e deklaruara në atë kohë nga Barça ishin më të ulëta se ato reale dhe për këtë ai paditi O’Ney së bashku me prindërit e tij, dy klubet dhe ish-presidentët Bartomeu e Rosell (Barcelona) dhe Rodrigues (Santos).

Neymar, i cili zyrtarisht shkoi nga Santos te Barça për 57.1 milionë euro (nga të cilat 40 shkuan për familjen e lojtarit dhe 40% e 17.1 të mbetur për DIS), ai gjithmonë i ka mohuar akuzat, por pasi ka humbur një apel në Gjykatën e Lartë spanjolle në 2017, ai do të duhet të shkojë në gjyq. Gjykata e Barcelonës ka deklaruar se klasa e vitit 1992 do të duhet të paraqitet të hënën për ditën e parë të seancës edhe nëse – shpjegon BBC – nuk është e qartë nëse ai do të detyrohet të qëndrojë në Spanjë për të gjithë kohëzgjatjen, vlerësuar në dy javë.

DIS ka deklaruar se do të kërkojë 5 vite burg për Neymar, gjithashtu ndalimin e Rosell dhe Bartomeu si dhe dëmshpërblim prej 149 milionë eurosh. Nga ana tjetër, prokurorët spanjollë duken të orientuar në kërkesën për dy vite burg për lojtarin që do të gjobitej edhe me 10 milionë euro, përveç pesë vitesh burg për Rosell dhe 8.4 milionë euro gjobë për Barçën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme