Neymar, në ndihmë të Dani Alves

Gjyqi i Dani Alves, i akuzuar nga një vajzë për sulm seksual pas dyshimeve për abuzime të kryera në fund të vitit 2023, është caktuar për më 5 shkurt në gjykatën e Barcelonës, qyteti ku ish-lojtari brazilian është i burgosur që nga 20 janari i kaluar. Por lajmi që po ngjall diskutime veçanërisht në mediat spanjolle dhe braziliane është një tjetër: Dani Alves do të ndihmohet nga miku i tij i përjetshëm, Neymar, i cili tashmë ka ndërmarrë hapa financiarë dhe ligjorë për ta mbështetur në gjithçka.
Tani kemi arritur në epilogun e një telenovele të vërtetë, e cila zgjati më shumë se një vit, në të cilën Dani Alves u akuzua nga një e re për dhunë seksuale të kryer në një klubi nate në Barcelonë në mbrëmjen e ditës së fundit të viti 2023. Akuzat që ish-mbrojtësi brazilian fillimisht i mohonte dhe i refuzonte gjithmonë, e më pas ndryshoi disa versione të çështjes së errët, deri në atë pikë sa fillimisht pranoi një marrëdhënie konsensuale dhe më pas provoi rrugët e kompromisit, duke ofruar para për të zbutur sa më shumë dënimin.
Tani, dita e gjykimit ka mbërritur dhe Dani Alves ka luajtur një as të fundit në mëngë, duke i thirrur bashkatdhetarit të tij, Neymar, gjithmonë një mik dhe ish-shok skuadre gjatë kohës së tij te Brazili, PSG-ja dhe Barcelona.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




