Neza: Bardhi nuk po kthehet si kukull i Berishës. Ai është zë i fortë në PD

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Sami Neza nuk e sheh si sjellje prej servili apo kukulle rikthimin e Gazment Bardhit te ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai theksoi se Bardhi dhe Berisha kanë bërë një betejë mes tyre që nuk përcaktoi as humbësin dhe as fituesin por që përbën një rrugëdalje për të prodhuar një produkt politik.

“Ata nuk po kthehen as si servilët e Berishës, as si kukulla të Berishës. Ata kanë bërë një betejë me Berishën, kanë bërë edhe një përleshje me të. Nuk mund të themi se kush humbi dhe kush fitoi. Është një betejë që është konsumuar dhe ka beteja që nuk përcaktojnë as fitues dhe as humbës, por gjendet një modus ku arrijnë të grumbullohen rreth një produkti i cili mund të jetë më i dobishëm për secilin prej tyre dhe kjo ka ndodhur”, u shpreh Neza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme