Neza: ‘Kali i Trojës’ është SPAK nëse arreston Ramën dhe Veliajn

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Sami Neza ka deklaruar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi se për të “Kali i Trojës” është vetëm nëse SPAK arreston kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Sipas tij, vetëm në këtë rast do të ndryshonte situata duke sjellë një fushë të re ku mund të ndërtoje iniciativa të reja.

“I vetmi kalë troje që mund të ndryshojë situatën është që SPAK  të arrestojë kryeministrin Edi Ramën dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn. Ai është kali i Trojës, pra që ndryshon situata dhe sjell një fushë të re. Vetëm ai sjell ndryshimin. Në këtë rast ndërton një realitet të ri në të cilën mund të ndërtohen iniciativa të reja, të cilat janë të domosdoshme për tu bërë”, tha Neza.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme