Nga Anglia: Mançester Junajtid, i gatshëm të lejojë largimin

Manchester United është gati të lërë Cristiano Ronaldon të largohet. Klubi i Old Trafford nuk do të kundërshtojë vendimin e yllit portugez për të ndryshuar skuadrën, sipas tabloidit The Sun. Sipas thashethemeve, United fillimisht ishte optimist për mundësinë e mbajtjes së CR7 sezonin e ardhshëm.
Por drejtuesit e Djajve të Kuq tani e kuptojnë se nuk mund ta mbajnë atë kundër vullnetit të tij dhe duan të shmangin një betejë të gjatë dhe të rrezikshme për të gjithë. Tani synimi i Manchester United është të gjejë një marrëveshje me një klub tjetër që mund të kënaqë të gjitha palët e përfshira.
Është folur gjatë këtyre ditëve për një kalim të portugezit te skuadra e Barcelonës, apo edhe tek Bajerni. Pista shumë pak të besueshme, për mënyrën se sip o zhvillohen ngjarjet në këto dy klube. Gjithsesi, një pistë më e besueshme mbetet ajo e Chelsea, ku CR7 shihet si një zëvendësues ideal i Lukakut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




