Nga Anglia: Xavi, në garë për stolin e Manchester United

Pas përfundimit të epokës së Erik ten Hag në pankinën e Manchester United, klubi tani po vlerëson se kush do të jetë menaxheri që do të duhet të ringjallë një sezon që filloi me shumë vështirësi. Djajtë e Kuq kanë zgjedhur Ruud van Nistelrooij si trajner të përkohshëm, por sipas zërave të fundit, objektivi numër një mund të jetë Xavi.
Daily Mail raporton një takim mes ish-lojtarit të Barcelonës dhe Omar Berrada, CEO i anglezëve, i cili ka ndodhur rreth dhjetë ditë më parë. Pistat e tjera çojnë te Edin Terzic (aktualisht pa ekip) dhe Thomas Frank (Brentford).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




