Ngjala e Divjakës “Mbretëresha e Karavastasë“ që po tërheq turistë të shumtë

Aktualitet | 2 vite më parë

Ngjala është peshk i ujërave të ëmbla që jeton në shumicën e lumenjve dhe liqeneve të Shqipërisë. Veçanërisht ngjala e Lagunës së Karavastasë shtë më e kërkuara për shijen e veçantë të saj. 

Gatimet tradicionale me popullore jane ato të zgarës ose në tavë me oriz.  Kërkesat janë gjithnjë në rritje dhe tashmë edhe turistët vizitojnë 
Divjakën për të provuar pjatat me ngjala.

Procesi i pjekjes se ngjalave në zgarë zgjat 10 ose 15 minuta, ndaj porosite më të shumta janë për këtë lloj gatimi.

Por pastrimi i ngjalave është procesi më i vështirë. Kripa ose hiri i drurit  përdoret për të zhveshur lekurën  e fortë të ngjalës.

Në traditen myzeqare janë organizuar festa kushtuar kësaj specie. Madje kjo treve e Shqipërisë jugore, kërcen të famshmen “Vallen e Ngjalës”, e 
cila krijon atmosferë të ngrohtë në gezimet familjare.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme