Ngjarja në Fier, Basha: Këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit!

Politikë | 5 vite më parë

Për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier reagoi edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një postim në mediat sociale Basha theksoi se kjo ngjarje është këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë. “Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!
Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë” shkruan lideri demokrat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme