Ngjarjet kriminale në vend, Balla: Autorët do i gjejmë kudo që të struken

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjeve kriminale në vend përgjatë 24-orëve të fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka theksuar se detyra e policisë është të zbardhë ngjarjet kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët.

Ai ka kërkuar një punë të pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë e huaja, ndërsa vuri në dukje se katër persona janë ndaluar dhe ekstraduar përgjatë 24-orëve të fundit.

“Detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar. Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit”, u shpreh Balla.

Ndërkaq, një prej ngjarjeve më të rënda kriminale në 24-orët e fundit ishte ajo e vrasjes së ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtja në oboorin e shtëpisë së tij në Fushë-Krujë, nga persona ende të paidentifikuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme