Ngrohja globale shkakton probleme në bujqësi, Dulellari: Shfaqen sëmundje te bishtajoret dhe misri

Ngrohja globale ka sjellë probleme të shumta në sektorin e bujqësisë. Në rrethana të tilla dy janë problemet kryesore, vaditja dhe trajtimi i kulturave bujqësore në veçanti i drufrutorëve. Specialisti i bujqësisë, Arben Dulellari thotë se ngrohja globale ka sjellë kosto të shtuar tek fermerët, kjo edhe për atë sepse për të marrë prodhimin e pritshëm janë të detyruar të vadisin më shumë si dhe të shtojnë numrin e trajtimeve me spërkatje të kulturave të ndryshme bujqësore, por edhe të frutikulturës.
Ndryshimi i kushteve klimaterike, sipas Dulellarit, ka sjellë në vite të veçanta edhe uljen e numrit të bimëve për sipërfaqe.
Ndryshimet e forta të klimës kanë sjellë edhe shfaqjen e sëmundjeve të pahasura më parë në fushën e Maliqit dhe atë të Korçës, kryesisht tek bishtajoret dhe misri.
Drejtori i Buqësisë në Bashkinë e Maliqit, Arben Dulellari është i mendimit se në kushte të tilla të ngrohjes globale fermerët duhet të ndryshojnë kultivarët të cilët janë më rezistent në rrethanat e krijuara.
Kulturat kryesore në fushën e Maliqit janë gruri, misri, qepa, patatja si dhe bishtajoret. Në fshatrat e njësisë administrative Pirg, ka sipërfaqe të mëdha të mbjella edhe me mollë. Kultura këto që edhe për specialistët vitet e fundit kanë kërkuar trajtime shtesë, duke çuar në rritjen e kostos së prodhimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




