Ngrohja me dru gjatë dimrit, në Gjirokastër ka kërkesë të shtuar nga viti në vit

Ulja e temperaturave e ka bërë të domosdoshme sigurimin e ngrohjes me anë të alternativave të ndryshme. Qytetarët Gjirokastrit zgjedhin si alternativë kryesore ngrohjen me anë të drurit, pasi sipas tyre edhe pse ka njohur rrite është më ekonomike se ngrohja me energji elektrike.
Në pikat e furnizimit me dru ka pasur një rritje kërkesash, por këta të fundit shprehen se po e përballojnë me vështirësi sigurimin e lëndës drusore nga furnizuesit kryesor.
Këtë vit në pikat e furnizimit me lëndë drusore çmimi për metër kub ka arritur në vlerën 6 mijë deri në 7 mijë lekë reja.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




