Nikol Çabeli fiton “Junior Fest Albania”, shkon në Spanjë me këngën “Vallëzoj”

Kulturë | 2 vite më parë

Nikol Çabeli me këngën “Vallëzoj”, ka triumfuar në “Junior Fest Albania 2024” që u transmetua në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Çabeli do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” që do të mbahet më 16 nëntor në Madrid të Spanjës.

Çmimi i dytë shkoi për Gjon Gjipalin me këngën “S’ka problem”, ndërsa çmimi i tretë i është akorduar Boris Metajt. Juria ka vlerësuar për vokalin më të mirë Eden Banin, ndërsa çmimi inkurajues “Robert Radoja”, iu akordua Ema Dedës. Ndërsa çmimi për tekstin më të mirë iu dha Ami Korkuti me këngën “Reale”.

Fuituesja e “Junior Fest Albania 2024”, Nikol Çabeli do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” që do të zhvillohet më 16 nëntor në Madrid të Spanjës.

“Junior Fest Albania 2024” është një Festival Mbarëkombëtar për fëmijë që zhvillohet nga RTSH, si përfaqësues dhe anëtar i EBU.

Lista e 18 këngëve që interpretuan në natën finale të “Junior Fest Albania 2024”:

  1. “Hapat” – Ema Deda
  2. “Dua të këndoj”- Kejsi Xheladini
  3. “Ti më sjell fat” – Eden Dami
  4. “Reale” – Ami Korkuti
  5. “Me lajka” – Elora Tahitri
  6. “Jemi njësoj” – Doris Canaj
  7. “Ëndrra në detin blu” – Arbëri Dajko
  8. “S’ka problem” – Gjon Gjipali
  9. “Nuk do ndalem” – Marina Daka
  10. “Vallëzoj” – Nikol Çabeli
  11. “Një këngë për ty” – Klejda Bashota
  12. “Medaljon” – Hana Lamaj
  13. “Se jemi ne” – Boris Metaj
  14. “Flutura prej letre” – Gedis Germani
  15. “Mama” – Kejt Hitaj
  16. “Ëndërrojnë” – Armina Kajnozi
  17. “Party” – Kristel Xhafka
  18. “Thirrja e Tokës” – David Kerri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme